Kristian Shpendi vazhdon formën e mirë. Sulmuesi i “Shpresave” kuqezi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Cesena, po luan momentalisht përballë Potendera në Serie C.
Cesena po kryeson 3-0, teksa të tre golat i ka shënuar sulmuesi shqiptar. Si fillim ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21’ , golin e dytë e shënoi në të 26-tën, teksa të tretin në minutën e 28′.
Shpendi po kalon “formën e jetës” në këtë sezon, ku deri më tani ka shënuar plot 13 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve. /newsport.al/