20 vite nga debutimi i “Fenomenit” me Real Madridin, e nisi nga stoli për të shënuar një dygolësh (VIDEO)

6 tetori është një ditë shumë e veçantë për ekipin e Real Madridit dhe tifozët e tij në mbarë botën.

Dy dekada më parë me fanellën e bardhë debutoi Ronaldo Nazario da Lima, i cili shënoi dy gola në “Santiago Bernabeu”.

Luhej java e pestë e La Ligas në sezonin 2002/03, ndërsa “Los Blancos” pritën në shtëpi Alaves, ndërsa “Fenomi” i ardhur me bujë nga Interi e nisi ndeshjen nga stoli.

Vicente del Bosque tekniku i atëhershëm i Realit të “galaktikëve” vendosi ta hedhë në fushë brazilianin në minutën e 64, ndërsa ai shënoi golin e parë në topin e parë që preku dhe 14 minuta më vonë shënoi edhe golin, për një debutim ëndrrash.

Shikoni KËTU debutimin e legjendës braziliane. /albeu.com