2 rregullat e reja që do t’i shohim në Champions League nga faza e eliminimit direkt

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kjo fazë shumë interesante e kësaj gare në këtë edicion vjen me dy ndryshme, përkatësisht dy rregulla të reja të përcaktuara tashmë nga UEFA.

Së pari, rregulli i pesë zëvendësuesve mbetet si në fazën e grupeve, por nëse një takim shkon në kohën shtesë, skuadrat do të lejohen madje të bëjnë një ndryshim të gjashtë.

Dhe gjasat që kjo të ndodhë tani janë shumë më të mëdha me ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndryshimi tjetër i madh është do të jetë ai që ka të bëjë me golat. Në fakt tashmë është zhvleftësuar goli si mysafir që në të shumtën e rasteve ishte përcaktues për skuadrat që të vazhdonin ose jo në fazën tjetër.

Sipas UEFA-së, në mbledhjet e zhvilluara me trajner dhe drejtues të klubeve, goli si mysafir kishte më shumë aspekte negative që në një mënyrë apo tjetër i detyronte skuadrat që ta luanin lojë defanzive.

Pra, nga ky edicion, goli si mysafir nuk është më në fuqi.

“Rregulli i golave ​​si mysafir ka qenë një pjesë thelbësore e garave të UEFA-s që kur u prezantua në vitin 1965.

“Ky rregull tani i largon ekipet vendase veçanërisht në ndeshjet e para nga sulmi, sepse kanë frikë të pranojnë një gol që do t’i jepte kundërshtarëve të tyre një avantazh vendimtar.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendimin e duhur duke miratuar pikëpamjen se nuk është më e përshtatshme që një gol i shënuar në shtëpi të ketë më një peshë kaq të madhe”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.


Shtuar 14.02.2022 18:05