Të shkarkohet Pirlo dhe të emërohet Zidane, strategjia e Juves për të fituar Champions

Juventusi është në mes të një udhëkryqi që të shkarkojë Andre Pirlon apo të të vazhdojë me të edhe për një edicion.

Zonja e Vjetër u eliminua në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve nga Porto, derisa edhe në garë për Scudetto nuk qëndrojnë mirë.

AS raporton se Juve po mendon që të shkarkojë Pirlon dhe të emërojë Zinedine Zidanen si strategun e tyre të ri.

Por kriza e shkaktuar nga pandemia me COVID-19, ka ngritur dilema te kampi Binakonerë që ende nuk janë të përcaktuar në një projekt të ri.

Tashmë është e qartë se disa lojtarë do të shiten, për të krijuar fonde në prurjet e reja dhe aty duhet një trajner që ka më shumë përvojë.

Pirlo ka zhgënjyer me strategjitë e tij dhe mediumi spanjoll raporton se Zidane mund të rikthehet në Torino, por tani për të drejtuar skuadrën.

Francezi kur ishte lojtar kishte përfaqësuar Juventusin, duke kaluar më vonë te Real Madridi dhe tani ata duan që ai t’i bashkojë aftësitë e tij me mentalitetin fitues të Ronaldos për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë.


Shtuar 24.03.2021 16:15