Dy trajnerët i besojnë lojës sulmuese, cila treshe do jetë vendimtare në finalen e madhe?

Sot në 21:00 në Stade de France luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid.

Si Klopp dhe Ancelotti i kanë besuar lojës sulmuese teksa të dy ekipet pritet të startojë me skemën 4-3-3.

Formacionet e mundshme:

Ngarkoni paraprakisht foton e zmadhuar

Po cila treshe e ka sulmin më të mirë?

Në fakt si Liverpool dhe Real Madrid i kanë ndryshuar shpesh lojtarët e sulmit.

Klopp e nisi sezonin me treshen Mane, Salah, Firmonho, më pas në vend të brazilanit preferoi Diego Jota në qëndër të sulmit, ndërsa me ardhjen e Luis Diaz në merkaton e janarit, Mane u spostua në qëndër dhe i la vend kolumbianit.

Sa i përket Realit, Ancelotti ka ndryshuar vetëm krahun e djahtë të mbrojtjes. Me Benzema dhe Vincius Jr që e kanë pasu vendin të sigurtë, Ancelotti ka startuar herë me Asensio në krahun e majtë dhe herë me Valverde dhe së fundmi ka përdour edhe Rodrygon në këtë pozicion. /albeu.com/