2 ndeshje të tjera para Europianit, Kombëtarja në kërkim të fitoreve

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dhe dy miqësore të tjera para Europianit, pas atyre me Kilin dhe Suedinë.

E para do të jetë përballë Lihtenshtejnit më 4 qershor, ndërsa e dyta kundër Azerbajxhanit 3 ditë më vonë.

Lihtenshtejni dhe Azerbajxhani janë kundërshtarë të lehtë në letër. Për këtë priten rezultate pozitive, që do i mbajnë lart moralin kuqezinjve.

Po ashtu do kthenin fitoren, që mungon prej 17 tetorit ku fitohej 2 me 0 ndaj Bullgarisë.

Kujtojmë se ndaj Kilit, më 22 mars sfida u humb me rezultatin 0-3.

Në anën tjetër me Suedinë, djemtë e drejtuar nga Sylvinho u mposhtën 1 me 0, por duke pasur paraqitje më dinjitoze në fushë.


Shtuar 27.03.2024 22:39