El Clasico është ndeshja më ikonike në futbollin spanjoll dhe shumë momente të jashtëzakonshme ndriçojnë historinë e lojës.
Viti 1926, pa ndeshjen e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit dhe që atëherë rivaliteti është rritur në atë që është sot.
Përpara ndeshjes t kësaj të diele në “Camp Nou”, ne do të flasim për pesë El Clasicot më të diskutuara në të gjitha kohërat.
Kur Raul heshti Camp Nou
Në tetor 1999 – në El Clasico-n e fundit të shekullit të 20-të – Real Madrid shkonte në Barcelonë në një krizë totale , me trajnerin John Toshack nën presion pas një seri rezultatesh negative
Toshack u shkarkua më vonë, por jo përpara se skuadra e tij të shpëtonte nga humbja në “Camp Nou”.
Raul Gonzalez barazoi rezultatin në minutën e 86’, duke heshtur stadiumin katalan.
Me herët, Patrick Kluivert ishte ndëshkuar me të kuq në mënyrë të diskutueshme nga gjyqtari Manuel Diaz Vega në një përballje të zjarrtë.
Figo dhe koka e derrit
A është ky imazhi më ikonik në historinë e Clasico?
Luis Figo kishte bërë të paimagjinueshmen në verën e vitit 2000, duke kaluar nga Barcelona tek Real Madrid .
Portugezi u prit mjaft keq në “Camp Nou”, me një tifoz që në mënyrë famëkeqe gjuajti me kokën e një derri në drejtim të tij.
Barcelona doli fituese 2-0 në fund, me Luis Enrique – ‘tradhtari’ tjetër që kishte shkuar në të kundërtën e Figos – që shënoi golin e avantazhit.
Dora e Pique
Kjo do të ishte hera e parë që Jose Mourinho dhe Pep Guardiola takoheshin si “bosët” respektiv të Real Madridit dhe Barcelonës .
Barcelona mposhti Los Blancos 5-0, me Gerard Pique që bëri përshëndetjen e tij tashmë të famshme me pesë gishta për të “thumbuar” tifozët madrilen.
Goditja e Pepes ndaj Dani Alves
Një nga El Clasicot më të bukura të të gjitha kohërave u luajt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 2011.
Loja ishte intensive dhe e dyluftuar, por mori tjetër rrjedhë kur Pepe-s iu dha karton i kuq për goditje ndaj Dani Alves .
Në fund, Barcelona fitoi 2-0, me Mourinhon i zemëruar që skuadra e tij kishte vuajtur nga arbitri.
Mourinho i fut gishtin në sy Vilanovës
Gjatë Superkupës së Spanjës 2011, lojtarët e të dyja skuadrave nisën një përplasje mes tyre, me trajnerin Mourinho që i afrohet afër Tito Vilanova-s dhe i fut gishtin në sy kolegut katalanas.
Barcelona fitoi 3-2, por e gjithë atmosfera la një shije të hidhur, jo më shumë se në kombëtaren spanjolle, ku u mblodhën kaq shumë lojtarë të dy palëve.