Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, shkruan Gazeta Express.
“16 vjet Pavarësi. Djemtë e çikat e Kosovës shkruan historinë me suksese”, shkroi ish-futbollisti gjakovar.
Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë urimin e shoqëroi me një fotografi tejet të veçantë.