Gjatë këtyre orëve të fundit, i riu brazilian Endrick i ka dhënë një përgjigje të plotë zërave që e lidhin me dy klubet e mëdha të Ligës spanjolle. Futbollisti e ka bërë të qartë se për momentin është i fokusuar vetëm në promovimin e karrierës së tij me Palmeiras.
Edhe pse është vetëm 15 vjeç dhe ende nuk ka pasur mundësinë të debutojë me ekipin e parë të Palmeiras , sulmuesi i talentuar Endrick tashmë ka arritur të nisë një duel të ngushtë mes dy skuadrave të mëdha të Ligës Spanjolle . Gjatë këtyre ditëve të fundit, mediat janë siguruar që Real Madrid ashtu edhe Barcelona nuk kanë ndërmend të heqin vigjilencën nga talenti brazilian.
Endrick ka dhënë një përgjigje të pjekur për moshën që ka në lidhje me karrierën e tij dhe për të ardhmen.
“Përpiqem të përqendrohem te Palmeiras, mundohem ta lë mënjanë atë, me agjentët e mi dhe njerëzit e Palmeiras. Unë qëndroj i qetë me këtë çështje, me familjen time dhe e lë kokën jashtë atyre spekulimeve dhe i lë agjentët e mi të punojnë për të”.
I pyetur nga gazetarët se kur do të tentonte kalimin e tij në evropë, ai u shpreh se ende nuk ka një datë të caktuar.
“Nuk ka moshë të duhur. E lashë Zotin të vendosë. Për sa kohë që jam këtu, do të kërkoj më shumë tituj. Dashtë Zoti, do të kalojmë shumë vite së bashku dhe do të kërkojmë shumë tituj”, u shpreh ai./ h.ll/albeu.com