11-vjeçari i Ajaxit jongloi 3,085 herë dhe siguroi duartrokitjet e tifozëve

Një episod i veçantë u regjistrua para ndeshjes së Ligës së Konferencës mes Ajaxit dhe Sionit, kur 11-vjeçari i akademisë së klubit holandez, Sybu Zeldenthuis, shfaqi aftësi të jashtëzakonshme në jonglimin e topit.

Të lidhura

None found

Përpara nisjes së takimit, Ajaxi kishte përgatitur një sfidë për futbollistët e rinj të akademisë. Premtimi ishte që për çdo prekje të topit të dhurohej 1 euro për bamirësi.

Zeldenthuis e pranoi sfidën dhe nisi të mbante topin në ajër, ndërsa minutat kalonin pa e lënë atë të prekte tokën. Ajo që fillimisht dukej si një aktivitet argëtues, u kthye shpejt në një shfaqje që tërhoqi vëmendjen e të gjithë stadiumit.

Edhe pse tifozët prisnin që seria të përfundonte, 11-vjeçari vijoi me jonglimet e tij. Kur numërimi kapërceu 3,000 prekje, organizatorët u detyruan ta mbyllnin sfidën, pasi ishte koha për të nisur ndeshja.

Në momentin e ndalimit, Zeldenthuis kishte arritur plot 3,085 prekje. Performanca e tij u shpërblye me duartrokitje dhe simpati nga tifozët e Ajaxit.

Ndërkohë, në fushë, Ajaxi fitoi 5-3 ndaj Sionit. Pas dy ndeshjeve, skuadra holandeze triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 9-5 dhe siguroi kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.


Shtuar 30.08.2026 14:04

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobet