Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ra pasditen e së mërkurës në tregun e të përdorurave në Shkodër. Ministri thotë gjithashtu se në ndihmë kanë shkuar dhe zjarrfikësit nga bashkitë fqinje.
“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit.”, shprehet ministri.
Më herët u raportua se banorët e zonës janë evakuar ndërsa një banesë është djegur.
https://www.facebook.com/watch/?v=1023174375988773