Vuçiç zbulon temat e konferencës online me Ramën dhe Kovaçevskin: Së bashku jemi më të fortë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram se ka komunikuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me anë të konference online për hapat e përbashkët që sipas tij do garantojnë një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve dhe për çështjen e Procesit të Berlinit.

Sipas tij një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për rajonin sepse duke u bashkuar vendet janë ë të fuqishme.

“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar presidenti serb Vuçiç në Instagram.


Shtuar 26.10.2022 13:06