Vuçiç ndan foton me Ramën në Tiranë: Me mikun tim, po flasim për Ballkanin e Hapur

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë një foto në Instagram, ku shfaqet ulur “kokë më kokë” me Ramën, në një nga ambientet në Tiranë ku sot po zhvillohet samite mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç shkruan: “Me mikun tim, Edi Rama. I fola për nismën Ballkani i Hapur dhe për çështjet tona të përbashkëta”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kujtojmë se Vuçiç ishte shprehur kundër pjesëmarrjes në samit, por më vonë ndërroi mendje./albeu.com


Shtuar 6.12.2022 11:49