Vrasja e Ramazan Sinos, Valter Bami: Më vjen keq për viktimën, e kisha të afërm, gjurmët e barutit…

Valter Bami, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia lidhur me atentatin në Larushk, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Gjatë atentatit të ndodhur më 4 korrik mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën djemtë e Gentjan Bejtjas (i cili ishte dhe shënjestra) 10 dhe 13 vjeç.

Të lidhura

None found

Bami ka deklaruar në polici se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa për sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në duart e tij, tha se bën qitje  rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.

Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Valter Bami u ndalua dje nga policia dhe u shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Sipas policisë, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri./Albeu.com./

 


Shtuar më 7.07.2023 14:54

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş