Kuvendi miraton me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”
Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.
-Projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, “Per giendjen civile”, te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri” u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.
-Projektligji “Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines”, 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.