VIDEO/ Terrorizuan me pistoletë lodër dhe vodhën dy persona në Tiranë, arrestohet adoleshenti

Dy të mitur kanë terrorizuar me pistoletë lodër dy persona në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas i kanë vjedhur paratë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20.

“Dy të miturit, nën kërcënimin e një arme lodër, i vodhën një shumë parash dy shtetasve dhe më pas u larguan”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njëri prej adoleshentëve, 17 vjeç u arrestua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, gjithashtu 17 vjeç u shpall në kërkim.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave, pistoletën imituese dhe biçikletën të cilët autorët e përdorën për tu larguar nga vendi i ngjarjes.


Shtuar 10.12.2023 09:58