Varianti Ba5 i “Omicron” po dominon dhe në Shqipëri. Megjithkëtë ky mutacion i Covid e kaloi pikun e përhapjes në mesin e korrikut. Prej fundit të muajit, të infektuarit, të shtruarit në spital dhe humbjet e jetës sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik nisën rënien në pjesën më të madhe të vendit.
Pavarësisht kësaj specialistët parashikojnë një tjetër valë në dimër ndonëse jo me intensitetin e atyre që kaluam.
Interesi për tu vaksinuar sipas epidemiologut Artan Simaku është rritur, por ende nuk nuk janë arritur nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Me një dozë mbi 16 vjec 61% me 2 doza 59% dhe 3 doza 15% “, tregon ai.
Në këtë valë të Covid u vu re se shumica e atyre që u shtruan në spital apo humbën jetën prej virusit ishin mbi 50 vjeç prandaj mjekët përsërisin thirrjen për tu vaksinuar, me qëllim shmangien e formave të rënda të sëmundjes.
BASHKITË ME RRITJE TË TË INFEKTUARVE
Këlcyrë
Kolonjë
Belsh
Selenicë
Konispol
Peqin
Mirëditë
Finiq
Rrogozhinë
Vau i Dejës
Bulqizë
Shijak
Kukës.