shqiperi

U vra në mënyrë makabre nga partneri, përgjigja e ADN-së e konfirmon: Trupi i murosur nga italiani i përket Sibora Gaganit

Analizat e ADN-së konfirmojnë se trupi i murosur, i cili u gjet  në apartamentin në Torremolinos të Spanjës më 6 Qershor i përket Sibora Gaganit, e cila u zhduk në vitin 2014 në Spanjë, ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo.

Ky i fundit u arrestua më 17 Maj për vrasjen e partneres aktuale Paula, një 28-vjeçarje spanjolle e cila u vra me 14 goditje me thikë nga shtetasi italian.

Të lidhura

None found

Çështja për Siborën u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula, nëna e djalit të tij.

Autoritetet gjyqësore, i kanë komunikuar familjes Gegani përgjigjet e ADN-së, pas ekspertizës që iu nënshtruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga.

Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Terremolinës. Ishte vetë Marco Romeo që u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë.

Por sipas mediave spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm. Deklarata mësohet se ka ndodhur para se të gjendej trupi i murosur. Por me gjetjen e saj tashmë ai përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë.

Aktualisht, synimi kryesor i familjes është kthimi i trupit në Itali për t’i bërë varrimin e duhur. Juristja Emanuela Di Marco konfirmoi se do të vlerësohen edhe çështjet burokratike dhe kostot, të cilat zakonisht janë të konsiderueshme në këto raste. Nëse familja nuk mund t’i përballojë këto shpenzime, do të shqyrtohet mundësia për të kërkuar ndihmë nga Bashkia Nettuno.

Nëna e Siborës tregoi se ishte Romeo ai që e kishte telefonuar për ta pyetur nëse Sibora ishte kthyer në Itali, por ajo i tha jo.
“Ishte ai që më mori në telefon për të më pyetur nëse Sibora ishte kthyer tek unë në Itali, unë iu përgjigja jo pse? Dhe më tha se ishin grindur dhe ajo kishte dy ditë që kishte ikur”, sqaron gruaja, duke saktësuar se ajo e pyeti menjëherë Romeon nëse rastësisht kishte ndodhur diçka, “qoftë pa dashje, por ai e ka mohuar gjithmonë”, vazhdon ajo.

Dëshira e vetme e nënës së Siborës është që të mund t’i bëjë një varrim të denjë vajzës së saj për lamtumirën e fundit./albeu.com/ 

të fundit

ASH: UNESCO cannot serve as justification only when it suits the issue of Corridor 8

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë…

5 seconds ago

Media ruse përpiqen të deformojnë të vërtetën mbi krimet kundër familjes Jashari

Deziformimit serb të hënën nuk i shpëtoi as paralajmërimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës se do të ngreh aktakuzë për…

2 minutes ago

Protesta e 23 për largimin e Ramës/ Reagojnë për herë të parë deputetet socialiste Lindita Nikolla dhe Evis Kushi

Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë pasi mijëra protestues nga Shqipëria…

9 minutes ago

ASH: UNESCO nuk mund të shërbejë si arsyetim vetëm kur i përshtatet çështjes së Korridorit 8

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë…

22 minutes ago

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje punonjësve të administratës: Bashkohuni me ne!

Qytetarët në Tiranë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, ku pas fjalimeve të aktivistëve kanë vendosur të nisin…

27 minutes ago

Taravari: ASH can return to government only on the basis of a new agreement

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se VLEN-i nuk pyetet për asgjë dhe se nuk e dinë se…

41 minutes ago