Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar në Bulqizë që shiste kanabis në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Sekuestrohen 200 doza cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër , në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R.,29 vjeç, banues në Bulqizë./albeu.com