Tregoi që di të shënojë, kroati Edi Basha: Ju tregoj çfarë më pëlqen më shumë nga futbolli shqiptar

Futbollisti kroat, Edi Basha, ka treguar vlerat e tij në ndeshjen Laçi-Kukësi. Pas ndeshjes ai ka shprehur edhe mendimin e tij për futbollin shqiptar në tërësi dhe ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë nga Futbolli I vendit tonë.

Edi Basha ishte njeriu i ndeshjes Laçi-Kukësi. Futbollisti kroat realizoi golin e dytë dhe asistoi te goli i parë, në prononcimin pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Basha u shpreh:

“Së pari jam shumë i lumtur, që shënoj dhe ndihmoj ekipin me gola. Shënova edhe sot dhe morëm vetëm 1 pikë. Kishim mundësi për të marrë pikë të plota, por nuk ia dolëm. Një mësim i mirë për ne. Gjithsesi në fund dy pikë të humbura.

Qëllimi im nuk është t’i fus vetes presion duke vendosur objektivin. Mund të shënoj 10 ose 15 gola, por ajo që është e rëndësishme është të ndihmoj ekipin.

Më pëlqen shumë Shqipëria. Liga është shumë e mirë. Stadiumet janë shumë mirë, fushat shumë të mira. Është një kënaqësi për mua. Jam i kënaqur me gjithçka”, u shpreh Edi Basha./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 16:39