Me ardhjen e sezonit të verës si duket janë rikthyer sherret e vjetra në bregdet për shezlongët. Bëhet e ditur se sot janë proceduar penalisht tre persona për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Tre personat nën hetim, I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës u konfliktuan me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.