Nusja e re 20-vjeçare nga Librazhdi, e cila u kap mat nga familjarët e burrit me të dashurin në shtrat ka treguar dhunën barbare fizike dhe psikologjike që është ushtruar ndaj saj nga familjarët e burrit.
Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, e reja ka deklaruar se ishte dhunuar me shkop dhe nxirë në të gjithë trupin. Po ashtu ajo tha se vjehrra e kishte kapur prej flokësh.
Ndërkohë që e gjithë skena e turpshme ishte filmuar nga kunati i saj, djali i vogël i shtëpisë.
Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.
Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.