Tjetër nivel! Karriera e NOIZYT prek majat, çfarë po paralajmëron reperi (VIDEO)

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është në periudhën e tij më të mirë në muzikë dhe pritet që edhe viti 2022 të jetë “viti i tij”.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, se më 20 janar do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Dardan.

Reperi ka treguar se për herë të parë do të këndoj në gjuhën gjermane.

Madje, këtë bashkëpunim Noizy e ka cilësuar një super hit që sipas tij do të rrëmbejë zemrat e publikut.

“Me date 20/Janar ora 23:59 Ndrron Loja serish. Për here te pare kendoj në gjuhen gjermane, as nuk e di ca kam thon..
@dardan are you ready? #AllesGut kenga ka super ritem pa dyshim super hit”, ka shkruar ai krahas një pjese nga klipi./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)


Shtuar 18.01.2022 17:31