Tentohet vjedhja e Bashkisë së Durrësit

Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të futet gjatë natës në ambientet e bashkisë për të vjedhur.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 13:18