Zyrtarisht dje ka qenë dita e parë e pranverës, por ne duhet të presim pas të mërkurës për të shijuar kushtet e motit të pranverës në hemismerën veriore, por edhe në gadishullin Ballkanik.
Gjithë Ballkani është në temperatura ngricash.
Mëngjesin e sotëm jemi në -4,-5 gradë celcius, gjithashtu edhe nesër do të jemi në të njëjtat kushte dhe më në fund, pas të mërkurës presim ditët e ngrohta, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Sot në mesditë, temperaturat pritet të ngjiten në 13°C, kushtet e motit do të jenë të kthjellëta, por prezenca erës do ta bëjë motin të duket më i ftohtë.
Dita e martë mbetet me motë të ftohtë në mëngjes, pra kemi rreth -4 gradë në zonat e thella malore, por kemi një rritje të temperaturave gjatë orëve të mesditës.
Të mërkurën një rritje të ndjeshme në të dy vlerat e termometrit. Moti pak a shumë në të njëjtën tablo sinoptike, kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Është dita e enjte ajo që në zonat malore nuk kemi më poshtë se 0 gradë, pra vetëm në zonat e izoluara 0 gradë, por kemi 19°C apo 20°C në orët e mesditës./albeu.com