Tedi Blushi: Pozitive por shumë e vonuar nisma për rritjen e pagave në të gjitha bashkitë e vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me nismën për rritjen e pagave për punonjësit e bashkive të vendit.

Ai përmes një reagimi në ‘Facebook’ thekson se pagat e tyre janë në skandaloze.

“Pozitive por shumë e vonuar nisma për rritjen e pagave në të gjitha bashkitë e vendit, propozim konkret i Partisë së Lirisë në tryezën me të zgjedhurit vendorë. Pagat nuk duhet të rriten vetëm për Kryetarët e Bashkive, por në të gjitha nivelet deri tek specialisti më i thjeshtë, pasi është skandaloze që sot ka drejtorë urbanistike që marrin një pagë 60 mijë deri në 80 mijë lekë.
Partia e Lirisë ka propozuar gjithashtu dhe mirëpret që të pranohet edhe kërkesa për rritjen reale të niveleve të pagave në çdo sektor në të gjitha bashkitë e vendit!”, thuhet në reagimin e Blushit.


Shtuar 10.03.2024 16:32