Të gjithë kërcejnë në “T’ka mami yll”, spektakli nis për herë të parë në skenën e madhe

Ka nisur Dance Reality Show “T’ka mami yll” në ekranin e ABC, i cili ka mbërthyer shikuesit prej dy javësh.

Pas dy netësh audicione, ku u përzgjodhën 16 konkurentët zyrtarë, sot spektakli ka ardhur me një tjetër dimension në skenën e madhe.

Në moderimin e Ilda Bejlerit, fillimisht në skenë janë shfaqur fëmijët duke kërcyer së bashku me trajnerët e tyre, Dorin dhe Frankon. Më tej, kanë qenë mamatë, ato që kanë ndezur atmosferën duke vallëzuar.

Fillimisht, mamatë janë shoqëruar nga të vegjëlit e tyre dhe më pas kanë performuar një koreografi të veçantë së bashku.

Ritëm, lëvizje të shpejta dhe një atmosferë tepër e zjarrtë është krijuar që në nisje të spektaklit “T’ka mami yll”.

Të tjera surpriza do t’i gjeni për gjatë gjithë mbrëmjes së sotme vetëm në ABC./abcnews.al


Shtuar 16.10.2021 22:37