Tatuazhi i preferuar i Rita Orës është ai në gjuhën shqipe (FOTO LAJM)

Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po merr pjesë si juri në spektaklin “The Voice”. Në një intervistë ajo ka treguar se 30 vjetori e ka ndryshuar shumë në këtë periudhë.

Rita është shprehur gjithashtu se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se një prej tyre është i parapëlqyeri i saj, ai që lexon ‘zog’, pasi është në shqip.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita.


Shtuar 16.03.2021 09:57