Tabaku: Opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe integrimin

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka postuar në rrjete sociale një reagim pas bojkotit të mbledhjes nga ana e socialistëve.

Në mbledhjen e KKIE për të cilën u dakordësua ishin të pranishëm deputetët e opozitës si dhe shoqëria civile por jo shumica socialiste e cila përbën dhe domosdoshmërinë në kuroimin për të nisur mbledhjen.

Tabaku shkruan në reagimin e saj në rrjetet sociale se domosdoshmëria për luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu edhe interimit duhet ta bëjë bashkë parlamentin në ëktë angazhim.

Ajo i kujton socialistëve se jo më larg se dy vite më parë kanë ndryshuar ligjin për rolin e kuvendit në këtë process dhe se duhet të respektojnë vendimmarrjen që kanë marrë në parlament për procesin e integrimit.

Tabaku shkruan se ky bojkot nga socialistët është zhgënjyes.

“Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit.

Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre.

Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera.

Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve.

Kundër termocentralit – Banorë të Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken Rajmonda Bufi dhe firmën

Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë.”, shkruan ajo.

 


Shtuar 24.05.2024 16:28