Sean Kingston në burg, reperi u arrestua me akuzën e vjedhjes dhe mashtrimit

Këngëtari Kisean Paul Anderson, i njohur gjerësisht si Sean Kingston u arrestua në Kaliforni, gjatë një operacioni të forcave Speciale SWAT në banesën e tij.

Këto pamje tregojnë ndërhyrjen në rezidencën ku këngëtari qëndronte bashkë me nënën, e cila po ashtu u arrestua.

Mbi Sean Kingston, rëndojnë akuzat e mashtrimit dhe vjedhjes, që lidhen me një kompani muzikore ndaj së cilës këngëtari kishte detyrime të pashlyera.

Në dokumentet e gjykatës të Ver Ver Entertainment pretendon se Kingston kontaktoi kompaninë përmes mediave sociale në shtator 2023 për të blerë një “TV kolosal 232 inç, të shoqëruar me një sistem të fuqishëm zanor”.

Pas instalimeve Kingston nuk u përgjigj kurrë për pagesat, sipas kompanisë, ndërsa kishte falsifikuar edhe disa dokumente, si dhe mashtrime të tipit që do t’i bënte një video promovuese me Justin Bieber.

Në një postim në rrjetet sociale, Kingston tha se ia ka besuar çështjen avokatëve të tij. Oficerët raportohen të kenë sekuestruar disa objekte nga shtëpia e këngëtarit, që do t ë shërbejnë si prova për hetimin.

Aktualisht reperi ndodhet në paraburgim ne San Bernadino, ku do të merret në pyetje bashkë me nënën e tij. Kingston është 34 vjeç, dhe njihet për hite të tilla si Beautiful Girls, Fire Burning dhe Eenie Meenie me Justin Bieber.


Shtuar 24.05.2024 16:39