Stacioni i Vorës drejt përfundimit, ndërtohet hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës

Po punohet intensivisht për hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës. Stacioni Hekurudhor i Vorës ku po vendoset shtresa e parafundit, është pika nevralgjike e shtratit të hekurudhës së re.

Në këtë stacion do të këmbehen disa palë shinash, të cilat degëzohen për 5 km në Rinas. Trenat në këtë linjë do të lëvizin me një shpejtësi 110 km në orë, për t’u stacionuar fillimisht në Vorë dhe më tej drejt Durrësit.

Të lidhura

None found

Projekti Tiranë–Rinas–Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit të amortizuar hekurudhor në vend.

Një kompani italiane është zgjedhur të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34,2 km midis dhe qytetit të Durrësit, si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e axhendës së ndërlidhjes, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën.

Në samitin e Londrës, një ditë më parë u firmos edhe financimi i rehabilitimit të segmentit Vorë–Hani i Hotit, projekt që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Shtuar 27.02.2024 17:15