Spiropali – Bashës: E keni humbur mundësinë e replikës, po ju lë në avazin tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replukuar nga foltorja e Kuvendit kreun demokrat Lulzim Basha.

Spiropali iu drejtua Bashës duke i thënë se e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për replikë nga ana e shumicës dhe më pas vijoi të fliste për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”.

“E keni futur opozitën në vallen e marrëzisë. Ju z. Basha e keni humbur mundësinë dhe privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice. Duke iu lënë na avazin tuaj, unë po kthehem te një hero i vërtetë. Arjan Sala ishte baba i një fëmije. Një ditë marsi të këtij viti ai u nis për në punë për të mos u kthyer kurrë më. Kamerat e siguruan teksa futej në zonën e rrezikut për të nxjerrë punonjësit nga magazina e qendrës, që po shkrumbohej. Sot ne propozojmë pr.ligjin për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”, për të mbështetur fëmijët e atyre prindërve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nuk ka mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e atyre fëmijëve, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre. Synimi ynë është t’iu ofrojmë përkujdesjen e shtetit fëmijëve të policëve, mjekëve, infermierëve, dëshmorëve të atdheut. Në themel të kësaj politike është nderimi më i lartë për fëmijët e atyre që për shtetin tonë japin gjithçka”, tha Spiropali./albeu.com

 


Shtuar 20.12.2021 11:06