Shqipëria nën shi! Reshjet e dendura përmbysin Vlorën, mjetet dhe kalimtarët mezi kalojnë (VIDEO)

Prej më shumë se 24 orësh në Shqipëri kanë vazhduar reshjet me intensitet të lartë në të gjithë Shqipërinë.

Këto reshje kanë sjellë problemet e para në shumë qytete të Shqipërisë duke sjellë përmbytje.

Një ndër qytetet më problematike janë zonat si Lungomare, zona te Albano dhe Romina dhe zona te Biblioteka.

Mësohet se disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën ndërkohë kalimtarët mezi kanë kaluar trotuaret pasi ishin përmbytur nga uji.

Ndërsa disa lagje të qytetit bregdetar që prej vitesh përmbyten për shkak të infrastukturës dhe mungeses së kanalizimeve reshjet e djeshme i kanë ngujuar brenda në banesë banorët. /albeu.com/

 


Shtuar 29.11.2021 08:47