Ditën e mërkurë më 14 qershor, në Gjakovë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Kjo është mbledhja e nëntë që bëhet mes 2 qeverive.
Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve, në mbledhjen e radhës pritet që të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera.
Ndër to vlen të përmendet edhe ajo e ushtrimit të avokatit dhe ndërmjetësimit në të dyja vendet.
“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë. Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv e të drejtpërdrejt që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve dhe bizneseve si dhe shkallën e lartë të zbatimit të tyre, në mbledhjen e radhës do të nënshkruajmë edhe disa të tjera në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes”, tha Kurti një javë më parë./ALbeu.com/