Një furrë buke është shkrumbuar nga flakët në lagjen “Dëshmorit e Kombit” në qytetin e Beratit. Raportohet se shkak ka qenë një shkëndi elektrike, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Punonjësit dhe pronari i furrës,i cili banon sipër saj, kanë njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga Zjarri,të tmerruar nga përhapja e shpejtë e flakëve.
Forcat Zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e zjarrit por,edhe pse kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të shuajnë në kohë zjarrin,pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar totalisht.
Zjarrfikësit në vendngjarje janë duke punuar edhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mori përmasa të mëdha,edhe pse paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. /albeu.com