Gazetari Artan Hoxha, i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas replikave të këtij të fundit.
Hoxha shkruan se ai po sulmohet nga Veliaj, për shkak se ka denoncuar aferën e inceneratorëve.
Hoxha dhe Veliaj u përfshinë në replika, pasi gazetari postoi një makinë super luksoze të parkuar para Bashkisë.
Ky i fundit iu përgjigj duke thënë se Hoxha paguhet nga grupe kriminale dhe kërkon t’i vërë atij gjobë.
“E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!
Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin (atë të madhin e Tiranës)!
Nuk ma falët atë që thashë para dy javësh!
E varët vath në vesh dhe në rastin me te pare, me niset mesazhin e koduar, tipik mafioz, “ose hesht, ose do të shkatërrojme”….
Ç’a t’thotë vëllai, nuk u bëj dot derman…
Nuk figuroj në borderotë tuaja (që në fakt janë paratë e taksave të qytetarëve më të varfër të Europës).
Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorareve tuaja.
Nuk jam në listën e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.
Nuk jam në listë-pagesën e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.
Dhe nuk e kam hapur një të tillë, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolegë të mi, vetëm e vetëm që të mos detyrohem të trokas në derën tuaj.
Jam thjesht një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.
Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar edhe një shkresë për inceneratorin e Tiranës.