Sali Lushaj shoqërohet në polici, vjen reagimi i parë i Stresit

Sali Lushaj është shoqëruar ditën e sotme nga forcat e policisë në Tiranë.

Djali i tij, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka konfirmuar lajmin.

Këngëtari tha se i ati ka qenë me disa shokë dhe është ndaluar tek stadiumi “Dinano” në kryeqytet. Ai thotë se babai ka një armë, të cilën e posedon me leje. Ndërkohë, që nuk dihen rrethanat, shoqërimin e të atit, këngëtari e quan tendencioz.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka pohuar këngëtari, i kontaktuar nga abcnews.al.

Siç mësohet, ish-truproja i Sali Berishës po merret në pyetje, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare nga Policia e Tiranës lidhur me këtë aksion./abcnews.al