Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Peqin pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com