Rama publikon pamjet: Nis ndërtimit i Poligonit të parë publik në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar këtë të dielë pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për leje drejtimi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën me dije se Poligoni do të jetë njekohësishte edhe Qendra e parë Edukative e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.

Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, shkruan kryeministri në Facebook.

/albeu.com/