Në kuadër të punimeve të Forumit të sigurisë GLOBSEC 2024, gjatë vizitës në Pragë, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.
Në fokus ishte situata e rendit dhe sigurisë. Kreu i qeverisë u pyet nga moderatori Aslan për mbështetjen që Shqipëria i jep Ukrainës nën agresionin rus.
Gjithashtu, Rama tha se Rusia nuk ka ndryshuar nga ëndrrat e saj imperialiste që nga koha kur Bashkimi Sovjetik drejtohej nga Stalini dhe sot Rusia nën udhëheqjen e Vladimir Putin, karakterizohen nga e njëjta filozofi.
“Ne u rritëm në një vend ku Uashingtoni, Praga ishin njësoj, nuk mund të vinim, na thuhej se imperializmi amerikan, social imperializmi sovjetik ishin i njëjti djall, duhej të mbeteshim me Stalinin edhe kur Rusia hoqi dorë nga Stalini.
E pësuam në kurriz që nuk ka asnjë interes, as nevojë ta shohësh Rusinë apo aleat apo partner të mundshëm tonin sa kohë në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit në mënyrën e vjetër apo të re nuk do të zhduket.
Jemi i vetmi vend në Europë prej vitit 1990 nuk ka patur asnjë vizitë as nga autoritet e larta në Moskë, as nga Moska tek ne.
Mbetet e paimagjinueshme që në botën tonë, në Europën tonë në shekullin e 21, çfarë do mosmarrëveshje, mënyre e ndryshme të të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri. Kjo është e papërfytyrueshme.
Dua të përmend historinë mjaft treguese të himnit rus. Kur Stalini i kërkoi autorit që e shkroi të shkruante diçka shumë motivuese sepse Bashkimi Sovjetik duhet të luftonte, autori e bëri.
Kur Hrushovi erdhi në pushtet i kërkoi autorit të ndryshojë tekstin, edhe Jelcin i kërkoi të ndryshojë tekstin kur erdhi në pushtet se nuk ishte më BS, por ishte Rusia. Edhe kur Putin erdhi në pushtet kërkoi të ndryshojë tekstin, por muzika nuk ndryshoi kurrë në Rusi”, tha Rama.