Në aksin Thumanë-Kashar, pjesë integrale e korridorit Blu, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, punimet janë drejt finalizimit, duke shënuar deri më tani 95 % të realizimit të tyre, ndërkohë që puna për ndërtimin e urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ka përfunduar plotësisht.
Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysëm urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar – Lekaj – Fier dhe Thumanë – Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.
Aksi përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në kantierin ku punohet me tre turne, për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor, dhe inspektoi nga afër ecurinë e projektit, i shoqëruar nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila dha një sërë detajesh teknike mbi atëçfarëështë realizuar.
“I kemi thënëafatin firmës ndërtuese, që të jetë data 30 qershor. Jemi duke punuar me 12 shtruese.
Pjesa më sfiduese që kemi tani është lidhja e nyjes së Kasharit, që është pjesa e fundit që jemi në fazw konstruksioni, ndërkohë që gjurma prej më shumë se 21 km ka përfunduar gjithë pjesën e stabilizantit.Sonte ne u futëm nga hyrja e Rinasit, pra mbikalimi nga Rinasi dhe këtu jemi në zonën e Laknasit në paralel dhe nga ana tjetër kemi Bërxullin.
Me hapjen e kësaj (segmentit rrugor) realizohet dhe kthimi në Rinas dhe pastaj kemi hyrjen e Kasharit që shpërndan autostradën Tiranë-Durrës, duke pritur që këto ditë të jemi në përfundim të negociatës përsa i përket gjurmës tjetër, pra nga Kashari deri në Lekaj, duke e lidhur pastaj me gjithë gjurmën e re.
Gjurma Kashar- Lekaj është tërësisht e re.” – shpjegoi zv/kryeministrja Balluku, e cila vijoi më tej me punët që po realizohen paralelisht.
“Tani janë 3 lote, 3 kontrata që lidhen në ditët në vazhdim para se të mbarojë muaji qershor, që janë Kashar- Lekaj, më pas Lekaj- Fier dhe ndërkohë vazhdojmë në veri të kësaj autostrade me Thumanë-Milot. Jemi gati për të hapur garën për Milot-Balldren, ndërkohë që këto 3 kontrata janë negociuar tashmë dhe janë gati t’u firmosur dhe për të filluar nga puna.
Synimi ynë është që menjëherë pas asaj gare (Milot –Balldren) të hapet edhe gara për Balldren –Murriqan, duke e mbyllur kështu Korridorin Adriatiko-Jonian për pjesën e re, që ne kemi nisur.Milot -Balldren hapet në qershor, jemi gati me studimin e fizibilitetit dhe gjithçka tjetër.
Duhet thënë që studimin e fizibilitetit ne e kemi pasur nga WBIF për të gjithë gjurmën.Në gjurmën e re që do të ndërtohet, pra nga Thumana në Milot kemi rrugët paralele për të ndërtuar.
Kjo është austostrada e parë e kategorisë A që kemi plotësisht dhe do të ndiqet edhe nga autostradat e tjera.
Ndërkohë kjo është ajo austostrada që dotë dorëzohet me formën e plotë, pra jo thjeshtë me atë vijën e verdhëqë janë vetëm në formën e kantierit, megjithatë do na duhet që të mbyllim dhe disa detaje të vogla.
Duhet thënë që kemi pasur një gjeologji të mirë këtu, një gjeologji jo problematike.
Nëse ecet me këto ritme besojmë që edhe ato segmente të tjera do t’i dorëzojmë brenda afateve më të shpejta.”- u shpreh Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian