Rama i bindur: Duhet të kapim objektivin prej 9 deputetësh në Vlorë!

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot nga qyteti bregdetar i Vlorës, se kanë si objektiv arritjen e 9 deputetëve. Rama tha se Partia Socialiste ka bërë shumë për këtë qark, ndërsa shtoi se mandati i tretë që kërkojnë, është një mandat kohe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se synohet lehtësimi i sezonit turistik, si dhe të dilet nga tuneli i pandemisë brenda vitit.

Ai shton se do të sigurohet edhe që Shqipëria të ketë dozat për rivaksinim në rast se ky do të jetë objektiv i të gjitha vendeve.

”Dua ta ritheksoj që objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave për të kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh.

Një sfidë që e kemi me veten, ne kemi bërë shumë për Vlorën, dhe për gjithë qarkun” – tha Rama

Kryeministri Rama kërkoi sot përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste. Mësohet se Rama iu ka dërguar një letër anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

 


Shtuar 11.03.2021 14:23