Qeveria merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës

Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka marrë  vendim për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton shumën prej 3 milionë lekësh që do të shkojnë për kurimin e gjyqtarit.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Një vit më parë, Vjerdha njoftoi se ai kishte fituar betejën me një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak, por nuk dihet nëse do të kurohet po për këtë sëmundje që mund t’i jetë rikthyer.


Shtuar 26.01.2022 16:43