Punon në SPAK, mamaja e maskuar surprizon Enisin, shfaqet për herë të parë në skenën e “T’ka mami yll”

Ka nisur mes shumë emocionesh dhe surprizash mbrëmja e sotme në Dance Reality Show-n “T’ka mami yll”.

Menjëherë pas performancës së parë, konkurenti i skuadrës së kuqe, Enisi është surprizuar nga nëna e tij, e cila është ngjitur për herë të parë në skenën e spektaklit.

Ndryshe nga mamatë e tjera, ajo ka përfituar nga nata e Halloween dhe ka ardhur e maskuar pasi siç është zbuluar më herët, punon në SPAK dhe gjatë kësaj kohe është në procesin e vetingut. Si pasojë, e ka të pamundur të shfaqet publikisht.

Ky moment e ka emocionuar aq shumë Enisin e vogël sa ka filluar të qajë, duke prekur edhe zemrat e të gjithëve./abcnews.al


Shtuar 30.10.2021 22:05