Pronar i “çerdhes” së prostitucionit në Tiranë, lirohet nga qelia ish-konkurrenti i Përputhen

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për ish-konkurentin e Përputhen, Alban Dyrmishi.

Dyrmishi akuzohet se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë.

29-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja. /albeu.com

 

Shtuar 9.03.2022 12:42