Më 16 tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, i pari që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.
Sakaq është zbardhur dhe agjenda e këtij Samiti.
Pritja do të bëhet në orën 11:00 nga kryeministri Edi Rama te Piramida, vendi ku do të mbahet dhe Samiti.
Hapja do të bëhet në orën 11:30 ku do te flasin fillimisht kryeministri Edi Rama, më pas kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e më pas presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Më pas do të ketë dy sesione që lidhen me integrimin e tregut rajonal dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.
Në orën 17.30 nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikimit profesional.
Në orën 17.45 do të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Në orën 18.00 do të mbahet ceremonia e hapjes së plotë të Piramidës./Albeu.com