Një peticion me firma të qytetarëve që kërkojnë ndalimin e lejimit të surrogacinë në Shqipëri, ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Qytetarët që kanë dalë kundër këtij projektligji, do të organizohen me 1 Qershor, për një marshim nga Sheshi Skënderbej deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Edhe një ditë më parë u mblodhën firmat e qytetarëve që janë kundër lejimit të surrogacisë. Pjesë e marshimit ishin edhe emra të njohur të ekranit, si Eliona Pitarka, apo Dorina Mema.
Zv.Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se surrogacia do të lejohet vetëm ndërmjet të afërmve ndërkohë që sqaron se ligji ende nuk ka formë dhe disa pika mund të rishikohen.