Përplaset nga policia eskorta e gjyqtares së Berishës, makina me shoqëruesit e Irena Gjokës

Në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme është përfshirë eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Sipas informacioneve paraprake një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje.