Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni bashkë me opozitën shqiptare

Në një konferencë për gazetarët, udhëheqësit e koalicionit Lidhja Evropiane për Integrim Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë folur për synimet e këtij koalicioni.

Ata kanë thënë mes tjerash se pjesë e këtij koalicioni është edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Të pyetur nga Zhurnal se si do jetë forma e pjesëmarrjes së VV-së në garën zgjedhore, Izet Mexhiti bëri të ditur se në listën e LEN-it do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes.

“Me ne është edhe Vetëvendosje. Në listën tonë do të ketë edhe kandidat të Vetëvendosjes, ndoshta edhe me kandidat presidencial që do e propozon ky koalicion. Ende nuk është vendos cili, sepse ende është herët”, tha Mexhiti në takimin me gazetarët për Zhurnal.

Udhëheqësia e LEN poshtu kanë paralajmëruar se nëse nuk u jepet vendi i anëtarit në KSHZ, atëherë nga viti i ri do të lëshojnë Kuvendin dhe do të radikalizojnë veprimet e tyre. /zhurnal/


Shtuar 22.12.2023 23:42