Jul Deda ka treguar gjithnjë pasionin e të birit për futbollit, ama duket se kohët e fundit Mateo po e kthen atë në profesionin e të ardhmes.
Deda ‘Junior’ është pjesë e Tiranës U-16 dhe gjithashtu lojtar i ekipit Kombëtar në këtë grupmoshë. Mateo ka zhvilluar një ndeshjeme përfaqësuesen kuqezi dhe ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit.
Në një distancë prej 25 metrash, Deda dërgon topin në cepin e rrjetës dhe shënon një gol mjaft të bukur që vjen si ‘përshëndetje’ në kujtim të gjyshit të tij i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Videon e golit e ndan vetë Julian Deda i cili nuk ka sesi të mos jetë krenar për djalin e tij.